Lidhje

Dërgimi i ndihmave humanitare në Homs


Kombet e Bashkuara thonë se qeveria siriane dhe opozita kanë rënë dakord për të zgjatur pushimin e luftimeve edhe për tre ditë të tjera për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare në qytetin e rrethuar të Homsit.

Shefja OKB-së për Çështjet Humanitare Valerie Amos në një deklaratë të lëshuar dje, e përshëndeti marrëveshjen e cila u arrit disa ditë pasi siç tha ajo punonjësit e OKB-së dhe ata të Gjysmëhënës së Kuqe Arabe u "sulmuan qëllimisht" në këtë qytet të Sirisë.
Zonja Amos tha se shpreson që marrëveshja do të mundësojë evakuimin e më shumë civilëve dhe dërgimin e furnizimeve të nevojshme në këtë zonë. Që nga e dita e enjte, më shumë se 800 vetë janë evakuuar nga qyteti i kontrolluar nga rebelët.

Ndërkohë dje, delegatë nga qeveria siriane dhe opozita filluan një raund të dytë të bisedimeve të paqes në Gjenevë.

I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Lakhdar Brahimi u takua veças me të dy palët në një përpjekje për të vendosur rendin e ditës për të diskutuar çështje si krijimi i një qeverie kalimtare dhe dërgimi i ndihmave humanitare në zonat e rrethuara.
XS
SM
MD
LG