Lidhje

Hong Kong: Protestuesit i kërkojnë Kinës lirimin e disidentit Liu Xiaobo


Hong Kong: Protestuesit i kërkojnë Kinës lirimin e disidentit Liu Xiaobo
Hong Kong: Protestuesit i kërkojnë Kinës lirimin e disidentit Liu Xiaobo

Qindra vetë marshuan sot në rrugët e Hong Kongut, me kërkesën për lirimin nga Kina të disidentit Liu Xiaobo, i cili do të marrë këtë javë Çmimin Nobel.

Protestuesit, të shoqëruar nga policia, marshuan para zyrës së përfaqësisë kineze, në mbështetje të zotit Lu, i cili është kinezi i parë që merr çmimin e nderuar ndërkombëtar. Protestuesit po ashtu kritikuan Kinën që e ka vënë në arrest shtëpiak gruan e zotit Liu, Liu Xia, dhe që ka ndaluar disidentë të tjerë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut të largohen nga vendi, nga frika se mos shkojnë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Nobel, në Oslo, në Norvegji, ditën e premte.

Liu Xiaobo është bashkëautor i dokumentit “Charter 2008”, një peticion që bën thirrje për reforma dhe liri politike. Në fund të vitit të kaluar ai u dënua me 11 vjet burg. Kina e dënoi vendimin për t’i dhënë Liu-t Çmimin e Paqes dhe i ka kërkuar diplomatëve ta bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel.

XS
SM
MD
LG