Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong kanë pezulluar bisedimet me qeverinë, pas shpërthimit të përleshjeve të dhunshme sot me kundërshtarë të demonstruesve.
Federata e Studentëve e Hong Kongut tha sot se nuk kishte alternativë tjetër veçse të anullonte bisedimet.
Më herët, demonstruesit kishin paralajmëruar se do të anullonin bisedimet nëse nuk merreshin masa për mbrojtjen e protestuesve, duke thënë se “sulmet e organizuara”, ndaj demonstruesit duhet të ndaleshin.
Skena kaotike u shfaqën në sheshin ku më parë protestat kishin qenë paqësore.