Lidhje

Ndërtimet mbi çati të Hong Kongut


Në një qytet të vogël si Hong Kongu, çdo centimetër hapësirë është e vlefshme. Shumë banorë nuk mund të përballojnë as qiranë e as të blejnë shtëpi. Kjo është arsyeja që disa prej tyre përdorin çatinë për të krijuar hapësirë banimi dhe mundësi biznesi. Ndërtime të tilla janë të ndaluara nga qeveria, por strehimi i pamjaftueshëm bën që Hong Kongu të ketë një histori të gjatë ndërtimesh ilegale dhe shtëpive mbi çati.

Kërkesa për hapësirë banimi që e kalon së tepërmi hapësirën e disponueshme bën që çmimet e pasurive të patundshme në Hong Kong të mbeten të larta.
Shumë banorë lokalë nuk mund të përballojnë qiranë e jo më të blejnë shtëpi. Çmimi mesatar është 12,250 dollarë për metër katrorë, ndërkohë që qiraja mujore është rreth 32 dollarë për metër katrorë.

Në një qytet, ku të ardhurat mesatare mujore të një familjeje prej 3-4 pjesëtarësh janë 3,870 dollarë, shumë banorë i varin shpresat për të ndërtuar ose marrë me qira hapësirë në çatitë e ndërtesave të vjetra. Shtëpi të tilla janë shumë më të lira se apartamentet e zakonshme, por kushtet e jetesës janë më të këqija.

Në një prej qyteteve më të zhvilluara të botës, shumica e banorëve vuajnë ose nga nxehtësia e madhe ose nga lagështira prej shiut. Chen Lixia, një prej banorëve që jetojnë në hapësirat mbi çati në lagjen Sham Shui Po, thotë se jeta është veçanërisht e vështirë kur bie shi.

“Kur bie shi ose kur ka stuhi, pikimet nga shiu janë të zakonshme, dyshekët, jastëkët dhe çdo gjë lagen kurdoherë që bie shi”.

Shtëpitë mbi çati janë të ndaluara nga qeveria, por strehimi i pamjaftueshëm bën që Hong Kongu të ketë një histori të gjatë të ndërtimeve ilegale dhe shtëpive mbi çati.
Sze Lai Shan është organizatore komuniteti për Shoqërinë e Organizatës së Komunitetit në Hong Kong.

“Strukturat ilegale janë shtesa mbi ndërtesat origjinale, të ndërtuara më vonë dhe pa lejen e qeverisë”.

Ajo thotë se në vitin 1981, pasi qeveria ndaloi ndërtimin e shtëpive prej druri në toka bosh, shumë banorë lokalë filluan ndërtimet mbi çati. Në vitin 1982, qeveria njoftoi se pa miratimin e qeverisë, çdo ndërtim mbi çati do të konsiderohet ilegal. Tani kushdo që kapet duke jetuar në një shtëpi mbi çati, të ndërtuar pas 1982-shit, detyrohet të largohet dhe ndërtesa shëmbet. Lo Kam Yung është pastruese që jeton në një shtëpi mbi çati në lagjen Sham Shui Po.

“Ne nuk e dinim që ishte ilegale, ne thjeshtë donim një shtëpi, ndërkohë që nuk morën ndihma as nga qeveria dhe as nga ndonjë organizatë ndihmash sociale”.

Hoteli Grand Hyatt ka liçencë të vlefshme për këtë restorant përjashta.
Por rregullat strikte të sigurisë dhe shëndetit e bëjnë të vështirë për shumë restorante që të sigurojnë liçencën për një restorant përjashta. Si rezultat, në Hong Kong ka shumë restorante ilegale në çatitë e ndërtesave.

“Ne kemi liçencë për restorant përjashta. Kjo nuk është e lehtë dhe merr kohë, madje kjo nuk është hapësirë publike, por private, pra është pak ndryshe nga shumë restorante, që shërbejnë ushqime dhe alkohol përjashta”, thotë shefi ekzekutiv i Grand Hyatt-it, Marcus Mathyssek.

Bizneset, që gjehen duke operuar përjashta pa liçencë përballen me mbyllje të menjëhershme. Dhe për banorët që detyrohen të largohen, ata shpërngulen diku gjetkë për të filluar nga e para.
XS
SM
MD
LG