Lidhje

Hooked, një aplikacion i krijimit të literaturës dhe filmave me celularë


Një kompani teknologjike po ofron letërsi dhe filma të shkurtër të krijuar posaçërisht për pajisjet celulare. Ato tashmë kanë 50 milion abonentë mujorë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell sjellë hollësitë.

Adoleshentët shpenzojnë shumë kohë në telefonat inteligjentë. Një aplikacion i ri i quajtur “Hooked” tani ka depërtuar në këtë platformë me synimin për të tërhequr të rinjtë me filma dhe letërsi të re të krijuar posaçërisht për këtë platformë dixhitale.

"Ajo që ne po ndërtojmë është si një Netflix për celularë, i mbushur me përmbajtje të ndryshme për përdoruesit e telefonave inteligjentë", thotë Kevin Ferguson, i aplikacionit “Hooked”.

"Ne filluam me pyetjen, a lexojnë më të rinjtë? Dhe nëse po, çfarë platformash mund të përdorim për leximin e llojeve të ndryshme të literaturës? Dhe kështu lindi ideja e krijimit të platformës që në thelb krijon histori nga shkëmbimi i mesazheve me telefona inteligjentë”, thotë Esha Gupta nga aplikacioni “Hooked”.

Aplikacioni “Hooked”, që thotë se ka 50 milionë abonentë mujorë, nuk u ndal këtu. Tani krijuesit e platformës janë duke i kthyer historitë e tyre më të pëlqyera në filma.

"Videoja jonë e parë në platformën ‘Hooked’ ishte një histori e shkurtër 15 minutëshe e quajtur ‘Trevor dhe Virgjëresha’", thotë Kevin Ferguson nga aplikacioni “Hooked”.

"Trevor dhe Virgjëresha",që “Hooked” thotë se është historia më popullore në aplikacion, shtjellon historinë klasike të një vajze adoleshente që ka simpati për një djalë shumë të pëlqyer. Por, krijuesit e platformës “Hooked” theksojnë se ata kanë një grup të larmishëm përmbajtjesh me tema të tjera.

"Ne publikuam një histori më të gjatë dhe më komplekse të quajtur "Materia e errët". Dhe ky ishte një sinjal për ne se angazhimi në këtë platformë për aq kohës sa është i fokusuar, prodhon histori të pasura”, thotë Kevin Ferguson.

Dhe në epokën dixhitale, asgjë nuk duhet t’i lihet fatit. Krijuesit e aplikacionit “Hooked” mund të shohin se sa kohë shpenzojnë lexuesit në secilën histori, madje edhe në secilën faqe, të cilën e përdorin kur prodhojnë filmat.

"Vetëdija dhe ritmi, ajo ku ju vendosni të përqëndroheni, të dhënat vërtetë ju informojnë mbi zgjedhjet krijuese posaçërisht për atë që ndihet si angazhuese në telefonat inteligjentë", thotë Esha Gupta nga aplikacioni “Hooked”.

Një mënyrë e re e rrëfimit të historive, për një audiencë të brezit të mijëvjeçarit. Një gjë është e sigurt, nëse mund ta përballoni koston e abonimit, është e vështirë të hiqni dorë nga aplikacioni "Hooked".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG