Lidhje

Hoxhaj: 28 qershori fillimi i orës evropiane të Kosovës


Institucionet vendase e ndërkombëtare në Kosovës e mirëpritën vendimin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se ky vendim hap një etapë të re të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, duke qartësuar ardhmërinë evropiane të Kosovës.

Vendimi u vlerësua lartë edhe nga ambasada amerikane në Prishtinë dhe nga prania evropiane atje, ndërsa qeveria e Kosovës tha se ky vendim hap perspektivë të qartë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, i tha Zërit të Amerikës se 28 qershori është fillimi i orës evropiane të Kosovës.
XS
SM
MD
LG