Lidhje

HRW: Gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë, jo ndonjë përmirësim të dukshëm


HRW: Gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë, jo ndonjë përmirësim të dukshëm
HRW: Gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë, jo ndonjë përmirësim të dukshëm

Organizata Human Rights Watch thotë se situata e të drejtave të njeriut në Kosovë nuk pati ndonjë përmirësim të dukshëm vitin që kaloi. Në raportin e përvitshëm për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, organizata thotë se sistemi i drejtësisë mbeti i dobët dhe diskriminimi ndaj pakicave vazhdoi:

Arsyet që përmenden për mungesën e përparimit janë “dobësimi i negociatave me Serbinё dhe tensionet midis serbёve dhe shqiptarёve nё kufirin verior qё here pas here çoi drejt dhunёs”.

Diskriminimi ndaj pakicave Rome, Ashkali dhe Egjiptase ishte I vazhdueshëm, thuhet në raport, vecanërisht përsa i takon strehimit dhe shërbimeve publike, si edhe nivelit më të lartë të papunësisë, braktisjes së shkollës dhe përqindjes së lartë të vdekshmërisë foshnjore.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë 9 muajve të pare të vitit 2011, janë raportuar 60 raste incidentesh ndëretnike. Raportet e UNMIK-ut lënë të kuptohet se megjithëse pjesa më e madhe e tyre ishin raste jo shumë të rënda, disa prej tyre ishin vrasje dhe sulme të rënda.

Raporti analizon edhe zgjedhjet e përgjithshme në dhjetor 2010.

“Zgjedhjet e pёrgjithshme nё dhjetor të vitit 2010 u zhvilluan pa dhunё, por u shoqëruan nga parregullsi qё vëzhguesit ndёrkombёtarё thanё se vunё nё dyshim rezultatet”.

Raporti përmend kritikat e kreut të Misionit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier dhe komisioneres së Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Unicek për parregullsitë dhe manipulimin e votave në zgjedhjet e dhjetorit 2010.

Sistemi i drejtёsisё mbeti i dobёt, thuhet në raport.

“Rigjykimi I pjesshëm në Gjykatën e Hagës për Krime Lufte, I Ramush Haradinajt, ish-kryeministër I Kosovës dhe Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, komandantë të UCK-së, filloi në gusht nën akuzat për keqtrajtim të të burgosurve të luftës në një qendër ndalimi të UCK-së. Një dëshmitar kyc që kishte refuzuar të dëshmonte në gjyqin e pare, përsëri nuk pranoi të jepte prova duke përmendur frikën për sigurinë dhe duke ringjallur shqetësimet për sigurinë e dëshmitarëve”.

Një shqetësim I tillë u përforcua kur një dëshmitar kundër Fatmir Limajt u gjet I vdekur në Gjermani. Megjithëse policia gjermane la të kuptohej se bëhej fjalë për vetëvrasje, familja e Agim Zogajt kritikoi EULEX-in që nuk I kishte garantuar atij mbrojtje më të mire dhe tha se ai kishte qenë nën një presion të jashtëzakonshëm.

Raporti përmend miratimin e raportit Marty, ku kishte akuza për përfshirjen e anëtarëve të KLA-së – mes tyre edhe zyrtarë të lartë – në krime përfshirë rrëmbime, zhdukje dhe vrasje të serbëve, si edhe akuza për trafik organesh dhe krim të organizuar. Në maj BE-ja miratoi një grup të posacëm pune për të hetuar akuzat.

Përsa I takon lirisë së medias, raporti përmend letrën e hapur ku ambasadori amerikan Christopher Dell akuzonte tre organe mediash, Koha Ditore, Koha Vision TV dhe Express për sjellje të paligjshme pasi ato raportuan për tekst mesazhet dhe bisedë të xhiruar mes tij dhe politikanëve të Kosovës, në lidhje me zgjedhjet në Kosovë.

“Komisioni I pavarur I medias në Kosovë arriti në përfundimin se tre mediat nuk kishin bërë asgjë shkelje. Në mars, ‘Gazetarët pa Kufi’ e kritikuan ndërhyrjen e ambasadorit Dell si ‘ngacmim të papranueshëm’”.

EULEX-I gjithashtu lëshoi aktpadi lidhur me kërcënimet ndaj gazetares Jeta Xharra. Rexhep Hoti dhe katër punonjës të tjerë të Infopress-it mund të përballem me dënime deri në 5 vjet burg, nëse shpallen fajtorë.

Në raport përmendet fakti që numri i të kthyerve në Kosovë ka rënë, në krahasim me vitin e mëparshëm. Po ashtu, mospranimi i kërkesave për strehim politik dhe kthimi nga vendet perëndimore ka pasur më shumë ndikim tek pakicat Roma, Ashkali dhe Egjiptase.

XS
SM
MD
LG