Hungarezët po hedhin sot votat në zgjedhjet parlamentare, ku Kryeministri aktual Viktor Orban pritet të fitojë mandatin e tretë në pushtet.
Anketat para zgjedhjeve tregonin se Fidesz, partia nacionaliste e zotit Orban kryesonte ndaj pretendentëve të tjerë.
Megjithatë, ka mundësi që votuesit të mos i japin shumicën parlamentare zotit Orban. Partitë opozitare shpresojnë që ai nuk do të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin me 199 deputetë, duke bërë të pamundur miratimin e ndryshimeve kushtetuese që synon zoti Orban.
Viktor Orban, i njohur për retorikën e ashpër anti-imigracion, i intensifikoi deklaratat kundër imigrantëve dhe Bashkimit Evropian para zgjedhjeve. Fjalimet e tij kanë alarmuar Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara si dhe kanë shtuar shqetësimet e grupeve për të drejtat civile për sulme ndaj medias dhe gjyqësorit.
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve pritet të dalin sonte.
Facebook Forum