Lidhje

Shkatërrimet e uraganit në ishujt Florida Keys


Kur Uragani Irma me erëra me shpejtësi 209 kilometra në orë goditi ishujt Keys të Floridës, që janë pika më jugore e Shteteve të Bashkuara kontinentale, shumica e banorëve ishin evakuuar, por jo të gjithë. Shtatë njerëz humbën jetën vetëm në distriktin e ishujve; tani banorët janë duke parë për herë të parë dëmet dhe po kuptojnë se shëpitë e tyre nuk kanë për të qenë kurrë më si më parë:

Kur zyrtarët urdhëruan evakuimin e njerëzve nga Ishujt Keys të Floridës, disa banorë zgjodhën të mos largohen nga shtëpitë e tyre, disa për të ndihmuar të tjerët, disa me mendimin se mund ta përballonin stuhinë, që kur goditi zonën e tyre, ishte një uragan i kategorisë së katërt.

“Ishte si zhurma e një treni që afrohej, vazhdimisht afrohej…- thotë një banore.

“...Akoma dëgjoj erën e frikshme, si të ishte një regjistrim…”- thotë një tjetër banor.

Me rihapjen e autostradës “Overseas Highway”, banorët, të cilët ishin larguar, kur u kthyen mbetën pa frymë, ata nuk gjenin fjalë për të përshkruar dëmin e shkaktuar…

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të kishte qenë kaq keq…”- thotë një banor.

Kthimi në shtëpi pas një fatkeqësie natyrore është një përpjekje e jashtëzakonshme për cilindo. Gjen humbje materiale, por edhe ndjesinë e mirënjohjes që komuniteti i fqinjëve, miqve dhe familajrëve ka ndryshuar përgjithmonë.

“Këto janë shtëpitë tona verore. Disa prej nesh ishin vendosur këtu përgjithmonë, pra ishin shtëpitë e tyre të vemte, por tani nuk ka mbetur më asgjë…”- thotë një banor.

Billy Quinn,” i njohur si “The Kid”, shtëpia e të cilit u shkatërrua, thotë se ai është me prejardhje punëtorësh. Ai bën thirrje që të mbërrijë sa më parë ndihma federale:

“Ne jemi ata që kanë për ta ndërtuar këtë vend. Askush me Mercedes nuk ka për të ardhur këtu për të rindërtuar. Ne jemi ata që me vendosmërinë tonë do t’i rindërtojnë përsëri shtëpitë tona”, – thotë Billy Quinn.

Jo larg shtëpisë së saj, Dixie Crystal Mathews sheh ngritjen e flamurit amerikan mbi det – një simbol për të se ndihma është duke ardhur:

“E dua shumë flamurin tonë. Është flamuri më i bukur në botë. Tani e dimë se gjithshka ka për të shkuar mirë.”- thotë ajo.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG