Lidhje

Lirohet Florence Hartmann


Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, vendosi të lirojë para kohe, ish zëdhënësen e Prokurorisë së kësaj gjykate, Florence Hartmann, e cila që nga java e kaluar ishte në burg.

Ajo u arrestua të enjten e kaluar pak para shpalljes së vendimit të gjykatës për ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i cili u dënua me 40 vjet heqje lirie nën akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Bosnjë.

Florence Hartmann, me shtetësi franceze, ishte dënuar në vitin 2009 për "shpërfillje të gjykatës".

Ajo kishte botuar një libër për periudhën kur shërbente si zëdhënëse e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, duke publikuar edhe "materiale të besueshme" që lidheshin me gjykimin e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në Hagë derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje, Kroaci e Kosovë.

Ajo ishte gjobitur me 7 mijë euro, të cilat më pas janë shndërruar në dënim me burgim.

Në vendimin për lirimin e saj thuhet se është marrë parasysh "sjellja e saj shembullore në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe ka kryer dy të tretat e dënimit.

XS
SM
MD
LG