Lidhje

Indentiteti aziatiko-amerikan


Aziatiko-amerikanët që po rriten në Shtetet e Bashkuara, sidomos në jug të Kalifornisë, janë duke përjetuar një përvojë të ndryshme nga ajo e homologëve të tyre 20 deri në 30 vjet më parë. Ka një ndjesi në rritje të krenarisë aziatiko-amerikane dhe një identitet unik kulturor që i bën të rinjtë aziatikë të ndjehen të vecantë.

Çdo mbrëmje, pas ores 9, studentë të universitetit dhe profesionistë mbushin Barin Factory Tea. Por ky bar nuk shërben alkool; ka vetëm çaj të ëmbël, që shërbehet shpesh me qumësht dhe akull dhe tapiokë e importuar nga Tajvani, të quajtur Boba. Tiffany Porter është amerikane me origjinë kineze.

“Ky vend është i veçantë për aziatikët, në se do një vend të rehatshëm, vjen këtu dhe ndjehesh si në shtëpi me plot aziatikë rreth vetes.”

Tiffany Porter është pjesë e asaj që sociologu Oliver Wang e quan “gjenerata boba”.

“Mendoj se gjenerata boba nëse do ta quanim kështu, përfshin që nga adoleshentët sot e deri tek ndoshta njerëzit e brezit tim. Unë jam në të 40-at. Pra mbulon një brez gati prej 20 vjetësh.”

Wang thotë se në 20 apo 30 vitet e fundit, domethënia e të qënurit aziatik në Kaliforninë Jugore ka ndryshuar. Ai thotë se kur ai ishte adoleshentë aziatiko-amerikanët ndjeheshin të padukshëm.

”Ne ishim mirë nga ana akademike por nuk ishin në krye të hirarkisë kulturore të brendshme që ekzistonte në shkolla dhe komunitete. Kjo gjë ka ndryshuar dramatikisht gjatë 20 apo 30 vjetëve të fundit."

Wang thotë se kjo gjeneratë u rrit duke pare më shumë fytyra aziatike në televizion.

Nuk ka më stereotipe, thotë ai, dhe ata e shohin sesi aziatikët e tjerë e reklamojnë veten – si njerëz të modes si në videon muzikore Boba Life nga komedianët e quajtur The Fung Brothers.

“E di që kjo është e përhapur më shumë në Tajvan sesa këtu por ata nuk kanë ndërtuar të njëjtën kulturë rreth saj.”

Kultura boba në Kaliforninë Jugore është përqafuar nga njerëzit që kanë ardhur nga mbarë Azia, përfshi indoneziano-amerikanen Lina Yaori e cila frekuenton kafenetë boba.

“Na pëlqen të çlodhemi, të bisedojmë dhe të shijojmë një pije.”

Edhe pse është nga Tajlanda, Chatchawat Rienkhemaniyom e di se caji boba pëlqehet nga të gjithë. Kjo ishte arsyeja që hapi barin Factory Tea. Biznesi i tij po lulëzon.

“Boba është bërë pjesë e jetës së tyre.”

Dhe kjo mënyrë jetese për aziatiko-amerikanët është përhapur në mbarë Shtetet e Bashkuara.

“Në çdo kampus , ka mjaft njerëz me prejardhje aziatike, si kinezë apo tajlandezë ku mund të gjej një kafene boba patjetër dhe të gjithë aziatikët I gjen aty.”

Kafenetë boba janë bërë symbol i ndryshimit të kulturave mes aziatikëve të amrikanizuar. Ata janë ende të lidhur me rrënjët e tyre etnike por gjithashtu krenarë për vecantinë e të qënurit aziatiko-amerikanë.
XS
SM
MD
LG