Lidhje

ILO nxit punësimin e të rinjve në Shkodër dhe Kukës


Organizata Ndërkombëtare e Punës ka nisur zbatimin e një programi për nxitjen e punësimit dhe formimit profesional të të rinjve në dy Qarqe të Shqipërisë, atë të Kukësit dhe të Shkodrës, si zonat me nivelin më të lartë të papunësisë në Shqipëri. Vetëm në Shkodër, pranë zyrës së punësimit janë regjistruar 13 mijë e 900 punëkërkues. Ekspertë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, thonë se në Qarkun e Shkodrës, nga zbatimi i këtij programi pritet të punësohen 320 të rinj të papunë.

XS
SM
MD
LG