Lidhje

FMN: Ekonomia e Kinës po ngadalësohet


FMN-ja pret që rritja në Kinë të ngadalësohet në 8 përqind këtë vit dhe citon krizën e borxhit në eurozonë si rrezikun e jashtëm kryesor.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia e Kinës po ngadalësohet ndërsa pakësimi i kërkesave për eksportet e saj dhe ribalancimi i prioriteteve brenda vendit po ndikojnë rritjen.

Në një raport sot, FMN-ja pret që rritja në Kinë të ngadalësohet nga më shumë se 9 përqind në 8 përqind këtë vit dhe citon krizën e borxhit në eurozonë si rrezikun e jashtëm kryesor për ekonominë. Por Kina kohët e fundit ka shkurtuar kostot e huave për të nxitur rritjen.

Raporti thotë se Kina ka bërë përparim në uljen e inflacionit gjatë vitit të kaluar, veçanërisht për artikujt ushqimor.

FMNja po e këshillon Kinën të bëjë ç’është e mundur për të përmbushur objektivat e rritjes dhe të punojë drejt transformimit të ekonomisë së saj në një model të nxitur nga konsumi i brendshëm dhe jo nga eksportet.
XS
SM
MD
LG