Lidhje

FMN miratoi masa të reja organizative që i japin Kinës më shumë kompetenca


FMN miratoi masa të reja organizative që i japin Kinës më shumë kompetenca
FMN miratoi masa të reja organizative që i japin Kinës më shumë kompetenca

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bere te ditura masa te reja organizative që do t'i japin Kinës dhe disa vendeve të tjera më shumë kompetenca në marrjen e vendimeve.
FMN i njoftoi dje masat e reja, qe ndryshojnë forcën e votës, duke pakësuar kontrollin e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në organizatë dhe duke e bërë Kinën aksioneren e tretë më të fuqishëm të FMN-së. Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë dy aksionerët më të mëdhenj, ndërsa kjo masë e vë Kinën mbi vendet e Bashkimit Evropian si Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca. Drejtori menaxhues i FMN-se Dominique Strauss-Kahn tha ne komentet per shtyp se niveli me i larte i bordit drejtues te organizates eshte zgjeruar per te perfshire Brazilin, Kinen, Indine, Italine dhe Rusine. Keto vende u bashkohen Britanise, Frances, Gjermanise, Japonise dhe Shteteve te Bashkuara ne 10-shen kryesore te bordit me 24 anetare.

XS
SM
MD
LG