Lidhje

SHBA: Reforma e imigracionit


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se biznesi dhe sindikatat kanë arritur një marrëveshje për programet e punëtorëve të huaj me pak kualifikime, duke i hapur rrugën e marrjes së shtetësisë për 11 milionë imigrantë të paligjshëm.

Sipas marrëveshjes, një program i ri vizash, i quajtur “viza W” do të hyjë në fuqi më 1 prill 2015. Pas një viti, ata që kanë këtë vizë do të lejohen të kërkojnë statusin e baorit të përhershëm dhe do të jenë në gjendje të ndryshojnë punë.

Në vitin e parë të programit do të jepen 20 mijë viza dhe eventalisht ku numër do të shkojë në një maksimum prej 200 mijë vizazh që do të jepen çdo vit.

Numri i vizave do të ndrysojë në varësi të shkallës së papunësisë dhe vendeve të reja të punës, kërkesës së punëdhënësve, si dhe të dhënave të mbledhura nga një agjenci e re federale që do të monitorojë tregun, Byroja e Imigracionit dhe kërkimeve të tregut të punës.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë dje se Presidenti Barak Obama është i inkurajuar nga përparimi në diskutimet e zhvilluara në Senat, ndërkohë që Kongresi po punon për një projektligj gjithpërfshirës për imigracionin, të mbështetur nga të dy partitë. Reforma e imigracionit është përparësi e presidentit në mandatin e tij të dytë në detyrë që përfundon në janar 2017.
XS
SM
MD
LG