Lidhje

Kandidatët presidencialë dhe tema e imigracionit


Reforma gjithëpërfshirëse e imigracionit, rritja e sigurisë në kufijtë e vendit dhe deportimi vullnetar janë disa nga termat e përdorura në debatet mbi çështjen e debatueshme të imigracionit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, dy kandidatët duhet të sqarojnë planet e tyre specifike për zgjidhjen e problemit të 11 milion imigrantëve të paligjshëm në vend.

Kandidatët debatuan mbi çështjen e imigracionit në debatin e dytë presidencialë. Ndërkohë që presidenti Obama dhe rivali i tij republikan Mitt Romney besojnë se sistemi amerikan i imigracionit duhet të reformohet, ata nuk pajtohen mbi mënyrën se si duhet të arrihet kjo.

“Nuk do t’u jap amnisti atyre që kanë ardhur në mënyrë të paligjshme këtu, unë do të zbatoj një sistem verifikimi për të siguruar që punëdhënësit që punësojnë njerëz që kanë ardhur në vend në mënyrë të paligjshme të ndëshkohen”.
Katherine Vargas, drejtore komunikimi në organizatën Forumi Kombëtar i Imigracionit, thotë se kandidati republikan nuk ka qenë specifik në lidhje me këtë çështje.

“Ai thotë se është pro zgjidhjes së çështjes së imigracionit por ne nuk e dimë se cilat janë ato. Deportimi vullnetar nuk është zgjidhje, por thjeshtë e vështirëson jetën e imigrantëve dhe i detyron ata të kthehen në vendet e tyre. Ne e dimë se ai mbështet dhënien e statusit të banorit të përhershëm studentëve të huaj të cilët mbarojnë studimet për shkenca dhe teknologji, por nuk e dimë se ç’do të bëjë me 11 milion imigrantët pa dokumente të cilët janë në vend”.

Guvernatori Romney është kritikuar edhe për ndryshimin dhe zbutjen e qëndrimeve të tij ndaj çështjes së imigracionit. Doris Meissner e organizatës Instituti për Politkat e Migrimit shpjegon:

“Ai ka thënë se është në favor të ndërhyrjes nga ana e kongresit, se do të shqyrtojë ligjet e kongresit për imigracionin nëse zgjidhjet president, se ai do gjejë një zgjidhje për projektligjin Dream Act dhe se është në favor të një zgjidhjeje të përhershme, por kur ushtrohet presion mbi të, ai thotë se nuk është në favor të dhënies së statusit të banorit përhershëm personave që tashmë janë këtu, përfshirë atyre, që mbulohen nga propozimi Dream Act, përveç në rastet kur ata i bashkohen ushtrisë”.

Presidenti Obama, i cili fitoi mbështetjen e shumicës së imigrantëve më 2008, është kritikuar për mos realizimin e premtimeve të fushatës për paraqitjen e një ligji gjithpërfshirës për imigracionin në vitin e parë të mandadit të tij si president.

“Presidenti Obama po thotë se është në favor të reformës gjithëpërfshirëse të imigracionit, një paketë në të cilën përfshihet një kombinim i zbatimit të masave ligjore dhe dhënies së statusit legal imigrantëve të paligjshëm në vend”.

“Megjithatë, ne nuk i kemi parë hollësitë e realizimit të këtij propozimi. Ai ka bërë të njejtin premtim gjatë fushatës presidenciale katër vjet më parë. Gjëja më e rëndësishme që ne duhet të dimë është se si do ta sigurojë mbështetjen e republikanëve mbi këtë propozim sepse ai ka nevojë për votat e republikanëve për të miratuar ligjin për reformën gjithëpërfshirëse të imigracionit”.

Në debatin e dytë presidencial, presidenti Obama mbrojti politikat e tij.

“Ne duhet të merremi me zgjuarësi me imigrantët e paligjshëm, ne duhet të kapim kriminelët dhe gangsterët të cilët po dëmtojnë komunitetin e jo studentët”.

Pavarësisht nga ndryshimet në Kongres, disa analistë mendojnë se pikëpamjet e kundërta të kandidatëve ofrojnë pak shpresë për ndryshime të mëdha të politikave amerikane të imigracionit pas zgjedhjeve të 6 nëntorit.
XS
SM
MD
LG