Lidhje

Reforma e imigracionit e pasigurtë


Mbështetësit e reformës së imigracionit në Shtetet e Bashkuara arritën një fitore javën e kaluar kur Senati miratoi një projekrezolutë që u mbështet nga të dy krahët e politikës. Por tani, reforma e imigracionit përballet me një test akoma më të vështirë në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, ku konservatorët nuk kanë interes ndaj qasjes së Senatit. Materiali në vazhdim sjell më shumë hollësi.
Mbështetësit e reformës festojnë miratimin në Senat, i cili parashikon shtimin e masave për sigurinë e kufirit dhe krijon një process, ndonëse të gjatë, për marrjen e shtetësisë nga miliona imigrantë pa dokumente.
Por miratimi nga Dhoma e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, është një tjetër histori, thotë kyetari i saj John Boehner.

“Do hartojmë projekligjin tonë dhe do të jetë një legjislacion që pasqyron dëshirën e shumicës tonë dhe të popullit amerikan.”


Ai këmbëngul se projekt-ligji që do të miratojë Dhoma e Përfaqësuesve duhet të mbështetet nga shumica e republikanëve dhe shumë prej tyre e kanë hedhur poshtë ndërkohë variantin e Senatit sepse ofron rrugën drejt shtetësisë. Por një projekt-ligj që anon më shumë nga të djathtët do të zemëronte demokratët.

“E dimë që duhet të ketë kompromis. E dimë se kush ka shumicën. Por nëse kërkon votat tona, duhet të jetë diçka e pranueshme për anëtarët tanë.”

14 republikanë mbështeten variantin e Senatit, të ndërgjegjshëm për pakënaqësinë e votuesve hispanikë ndaj partisë së tyre në zgjedhjet e fundit, thotë analisti Allan Lichman.

“Republikanët nuk mund të vazhdojnë kështu dhe të presin fitoren e zgjedhjeve kombëtare me 20 apo 25 përqind të votës hispanike që po rritet me shpejtësi në SHBA.”

Por shumë ligjvënës republikanë nuk duan të zemrojnë mbështetësit e tyre konservatorë në shtetet përfaqësuese, thotë eksperti Nortm Ornstein.

“Për pjestarët e Dhomës së Përfaqësuesve egziston droja e një reagimi të ashpër. Por rreziku më i madh për shumicën e ligjvënësve është reagimi nga krahu i djathtë i tyre e jo nga shqetësimi i gjerë publik mbi drejtimin që ata po ndjekin.”

Nëse reforma për imigracionin bllokohet në Dhomën e Përfaqësuesve, imigracioni do të bëhet një çështje kryesore në zgjedhjet e ardhshme.

“Kjo mund të zbehet për të dy palët nëse diçka e rendësishme miratohet në Kongres. Në të kundërt, do shohim lojën e fajsimin mes palëve.”

Ndërkohë, miliona imigrantë pa dokumente po presin që Kongresi të veprojë.
XS
SM
MD
LG