Lidhje

Presidenti Obama dhe çështja e imigracionit


Presidenti amerikan Obama thotë se nuk do të presë më për republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve për të miratuar reformën e imigracionit dhe do të përpiqet vetë ta zgjidhi këtë problem.

Presidenti Obama u tha gazetarëve dje në Shtëpinë e Bardhë se ai vetë do të merret me problemet e çështjes së imigracionit pasi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Bohner, e informoi atë se anëtarët Dhomës së Përfaqësuesve nuk do të votojnë mbi një projekt-ligj të imigracionit këtë vit.

"Amerika nuk mund të presë shumë gjatë. Për këtë arsye, sot unë po fillojë një përpjekje të re për të rregulluar sistemin tonë të imigracionit pa ndihmën e Kongresit".

Kjo përpjekje përfshinë lëshimin e udhëzimeve për disa anëtarë të kabinetit të tij për të dalë me rekomandime gjatë disa muajve të ardhshëm për reformën e imigracionit. Presidenti gjithashtu ka urdhëruar dërgimin e burimeve shtesë për monitorimin e kufirit jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara, ku një fluks i fundit i fëmijëve të pashoqëruar nga Amerika Qendrore ka mbingarkuar autoritetet amerikane të imigracionit.

Zoti Obama shprehu zhgënjimin e tij ndaj siç thotë ai mosveprimit të kundërshtarëve të tij politikë në Kongres.

"Dështimi i republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve për të miratuar ligjin e imigracionit është i dëmshëm për sigurinë tonë, për ekonominë tonë dhe për të ardhmen tonë".

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner, në një deklaratë të lëshuar pas njoftimit të zotit Obama, e akuzoi presidentin për mosbashkëpunim me Kongresin. Ai tha se në vend të bashkëpunimit me Kongresin presidenti synon të përdor urdhrat ekzekutive që sipas zotit Boehner nuk do të mund t’i zgjidhin problemet e imigracionit.

Ai tha se këto urdhra ekzekutive kanë përkeqësuar problemin humanitar përgjatë kufirit duke i dhënë fëmijëve dhe familjeve të tyre shpresë të rrejshme se ata do të lejohen të qëndrojnë në vend.

XS
SM
MD
LG