Lidhje

Incident në ambasadën amerikane në Kabul, një i vrarë dhe një i plagosur


Incident në ambasadën amerikane në Kabul, një i vrarë dhe një i plagosur
Incident në ambasadën amerikane në Kabul, një i vrarë dhe një i plagosur

Një amerikan është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë një incidenti në një prej anekseve të ambasadës amerikane në Kabul.

Një zëdhënës i ambasadërs tha sot se një punonjës afgan i qeverisë amerikane kreu sulmin dje në kryeqytetin afgan. Autori i sulmit u vra. Zyrtarët nuk dhanë hollësi për motivin e sulmit dhe asnjë rrjet nuk ka marrë përgjegjësinë për të.

Media perendimore citoi zyrtarët të kenë thënë se aneksi i ambasadës përdorej nga Agjencia Amerikane e Zbulimit, CIA.

Shtetasi amerikan i plagosur është çuar në spital dhe pritet të mëkëmbet.

Incidenti ndodh më pak se dy javë pasi militantët ndërmorrën sulme të koordinuara mbi disa objektiva të rëndësishme në kryeqytet përfshirë ambasadën amerikane dhe selinë e Natos. Nëntë persona u vranë gjatë incidentit.

XS
SM
MD
LG