Lidhje

Mbi 42 të vdekur në ndërtesën e shembur në Mumbai


Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese shumëkatëshe në Mumbai të Indisë ka arritur në të paktën 42 vetë.

Punonjësit e ekipeve të shpëtimit po përpiqen të gjejnë personat që figurojnë të zhdukur nga incidenti i ditës së premte. Zyrtarët thonë se 33 vetë u nxorën gjallë nga rrënojat.

Ndërtesa zotërohet nga qeveria lokale dhe pjesa më e madhe e njerëzve që banonin në apartamentet e pallatit ishin punonjës të autoriteteve lokale. Shkaku i shembjes nuk është përcaktuar ende.

Shembjet e ndërtesave janë një fenomen i zakontë në Indi, ku shpesh ndërtesat nuk përmbushin standardet e sigurimit teknik dhe materialet e përdorura janë jashtë parametrave korrekte. Në shumë raste ndërtimet bëhen pa mbikqyrjen e teknikut të specializuar.
XS
SM
MD
LG