Lidhje

Indi, arrestohen dy të dyshuar për përdhunim


Policia në Indinë veriore thotë se të paktën dy persona të tjerë janë arrestuar lidhur me akuzat për përdhunimin e dy adoleshenteve që u gjetën të varura në një pemë. Të paktën një i dyshuar tjetër ishte ndaluar më parë.

Vajzat u zhdukën të martën në një fushë pranë banesës.

Fshatarët në distriktin Buduan të shtetit Utar Pradesh i gjetën vajzat të varura të premten. Autopsia tregoi se ato ishin përdhunuar.

Ministri i Brendshëm Indian Rajnath Singh i ka kërkuar qeverisë shtetërore të përgatisë një raport për sulmin, ndërkohë që revolta publike kundër akteve të dhunës fizike në Indi po përhapet.

Autoritetet thonë se po kërkojnë persona të tjerë të përfshirë në sulm.
XS
SM
MD
LG