Lidhje

Autoritetet në Indi shtojnë masat e sigurisë


Autoritetet në Indi shtojnë masat e sigurisë
Autoritetet në Indi shtojnë masat e sigurisë

Autoritetet në Indi i kanë shtuar masat e sigurisë, pasi morën, siç thonë, informacione për një sulm të mundshëm terrorist gjatë festimeve me rastin e Vitit të Ri.

Zyrtarët thanë sot se kanë informacione nga shërbimet e zbulimit, sipas të cilave grupi Lashkar-e-Taiba me bazë në Pakistan, po planifikon një sulm gjatë festimeve të premten, ose të shtunën.

Në aeroportet dhe stacionet e trenit të vendit janë çuar forca shtesë të sigurisë, ndërsa policia në Bombei kreu bastisje shtëpi më shtëpi. Niveli i sigurisë po ashtu është rritur në zonat turistike në shtetin Goa.

Zyrtarët thanë se po i shtojnë masat e sigurisë në qendrat që do të vizitojë pakistanezo-amerikani David Hedli, një operativ i Lashkar-e-Taibës, dhe ndër organizatorët e sulmeve terroriste të vitit 2008 në Bombei. India ka fajësuar këtë organizatë për sulmet, ku u vranë 166 persona.

XS
SM
MD
LG