Lidhje

India kremton 100 vjetorin e lindjes së Nënën Terezës


Motrat e fondacionit të bamirësisë së Nënë Terezës u mblodhën në qytetin e Kaltutës në Indi për një meshë për të kremtuar 100 vjetorin të lindjes së saj.

Kardinali katolik Telesphore Placidus Toppo drejtoi meshën sot në qendrën e Misionareve të Bamirësisë, Nënë Tereza që u themelua në vitin 1950.

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1979 për përkushtim të jetës së saj në ndihmë të të varfërve në Indi. Ajo vdiq në vitin 1997 në moshën 87 vjeçare.

Një mesazh nga Papa Benedikti i lexuar gjatë meshës shprehte mirënjohje për “dhuratën e paçmueshme” që Nënë Tereza dha gjatë jetës së saj dhe vazhdon të japë për pasuesit e saj.

Pas meshës, motrat e fondacionit të bamirësisë Nënë Tereza lëshuan pëllumba në oborr si simbol të paqes.

XS
SM
MD
LG