Lidhje

India merr garanci për mbrojtjen e komunitetit sik


Ministri i Jashtëm i Indisë tha se ai ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara për sigurinë e komunitetit indian në Amerikë, mbas vrasjeve të 6 besimtarëve në një tempull sik në Uiskonsin.

Zoti Krishna iu tha gazetarëve sot në Nju Delhi se ai bëri thirrje për mbrojtjen e të gjitha vendeve të kultit në Shtetet e Bashuara gjatë një bisede telefonike me sekretaren amerkane të shtetit të hënën në mbrëmje.

Ministri i jashtëm tha se zonja Clinton, e cila ndodhte për një vizitë në Afrikën e Jugut, e siguroi atë se interesat e komunitetit indian janë “plotësisht të sigurta nën administratën aktuale”. Zoti Krishna tha se zonja Clinton ishte “po aq e shqetësuar se secili prej nesh në Indi”.

Zyrtarët amerikanë po hetojnë për lidhjet e mundshme mes autorit të ngjarjes, 40 vjeçarit Wade Michael Page dhe grupeve të bardha supermaciste, dhe se sulmi po hetohet si akt i brendshëm terrorist.

Wade Michael Page hapi zjarrtë dielën në një tempull sik duke vrarë 5 burra dhe një grua. Më pas ai u vra nga forcat e policisë.
XS
SM
MD
LG