Lidhje

Vazhdojnë këmbimet e armatosura mes Indisë dhe Pakistanit në Kashmit


Pakistani konfirmoi të shtunën se dy nga ushtarët e vet ishin vrarë herët në mëngjes në këmbimet ushtarake me Indinë përgjatë kufirit të diskutueshëm të Kashmirit, të njohur si vija e konstrollit.

Kjo vjen një disa pasi Pakistani, në një “gjest paqeje” ktheu një ktheu një pilot që u kap pasi avioni i tij u godit dhe u rrëzua. Ky veprim nuk duket se ka pasur efekt tek gjendja në Kashmir, që vazhdon të jetë skenë këmbimit të pandërprerë të zjarrit me artileri të rëndë mes ushtrive të Pakistanit dhe Indisë.

Po të shtunën, India ktheu trupin e një të burgosuri pakistanez që u vra nga të burgosur të zemëruar në një burg indian, pas një sulmi vetëvrasës më 14 shkur në Pulwama.

Brenda dy ditëve të fundit, të paktën gjashtë civilë pakistanezë kanë vdekur nga goditjet me artileri nga India, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Pakistanit.

Autoritetet indiane thonë se tre anëtarë të një familjeje, një nënë dhe dy fëmijë, u vranë nga artileria e forcave pakistaneze ndërsa babai ishte plagosur rëndë.

Të premten, një pilot indian i kapur nga Pakistani kur avioni i tij luftarak u rrëzua në territorin e Kashmirit mbi të cilin kanë pretendime të dyja palët, iu kthye Indisë në pikëkalimin kufitar të Wagahit mes dy vendeve.

Kthimi i tij pritet të shmangë në konflikt më të gjerë mes vendeve me kapacitete bërthamore.


Facebook Forum

XS
SM
MD
LG