Lidhje

Një fotoreportere përdhunohet në Mumbai


Ky incident sjell në kujtesë krimin e ngjashëm ndaj një gruaje në dhjetor, e cila vdiq nga plagët e marra nga sulmi

Policia në Indi tha se një fotoreportere është përdhunuar nga një bandë në Mumbai, duke sjellë në kujtesë krimin e ngjashëm ndaj një gruaje në dhjetor, e cila vdiq nga plagët e marra nga sulmi.

Autoritetet mjekësore thanë se viktima e sulmit të djeshëm është shtruar në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Zyrtarët thanë se viktima u sulmua nga pesë burra ndërsa po fotografonte një fabrikë të braktisur tekstilesh, së bashku me një kolegun e saj gazetar. Gazetari njoftohet të ketë qënë i lidhur gjatë kohës së sulmit.

Disa persona janë ndaluar për t’u marrë në pyetje.

Pas sulmit të dhjetorit, që nxiti protesta mbarëkombëtare, India ka miratuar ligje që shtojnë dënimin për dhunën ndaj grave.

Gjykimi për të pandehurit e sulmit të dhjetorit nuk ka përfunduar ende.

Incidenti i së enjtes ishte i pazakontë për shkak të vendndodhjes. Mumbai konsiderohet në përgjithësi një nga qytetet më të sigurta për gratë në Indi.

XS
SM
MD
LG