Lidhje

Indi: Gjashtë të akuzuar për përdhunim në gjyq


Policia indiane tha se gjashtë persona të akuzuar për përdhunim dhe vjedhje të një turisteje zviceriane do të dalin sot në gjyq.

Zyrtarët thanë se personat u arrestuan në shtetin Madia Pradesh.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve të dyshuarit janë nga mosha 20 deri në 25 vjeç.

Gruaja zviceriane 39 vjeçare ishte në një udhëtim çiklizmi me bashkëshortin e saj kur u sulmuan nga grupi në afërsi të një tempulli në qytetin Orchha.

Zëvendës inspektori i policisë D.K. Arya tha se ata rrahën bashkëshortin dhe përdhunuan gruan përpara syve të tij. Ata vodhën gjithashtu një kompjuter, 185 dollarë dhe një telefon celular.
XS
SM
MD
LG