Lidhje

Indi: 28 të vdekur në trazirat pas një vendimi gjykate për përdhunim


Policia në Indinë veriore thotë se të paktën 28 persona janë vrarë dhe më tepër se 250 të tjerë janë plagosur në përleshjet që shpërthyen pasi një gjykatë shpalli fajtor një këshilltar shpirtëror, për akuzën se kishte përdhunuar dy nga pasueset e tij.

Dhjetra mijëra përkrahës të këshillarit shpirtëror, që vetëquhet Shenjtori Dr. Gurmeet Ram Rahim Singh Ji Insan, ishin mbledhur përreth gjykatës në qytetin Pançkula.

Gjykata e dorëzoi vendimin e fajësisë të premten, gjë që shkaktoi rebelimin e mbështetësve të këshilltarit shpirtëror.

Turma të dhunshme njerëzish u vunë zjarrin ndërtesave qeveritare dhe sulmuan gazetarët dhe oficerët e policisë. Kjo e fundit përdori gazin lotsjellës dhe ujin për shpërndarjen e turmave dhe ju desh në fund të qëllonte në ajër me të shtëna paralajmëruese, në përpjekje për të kontrolluar trazirat.

XS
SM
MD
LG