Lidhje

Indi: Vetëvritet i akuzuari për përdhunim


Policia indiane tha se një nga personat e akuzuar për përdhunimin e një studenteje në një autobuz të Nju Delhit kreu vetvrasje në burg.

Një zyrtar në burgun Tihar tha se Ram Singh vari veten me rrobat e tij sot në mëngjes. Ministri i brendshëm Sushil Kumar Shinde u tha gazetarëve se vetvrasja ishte një gabim madhor i sigurisë në burg dhe se autoritetet po hetojnë rrethanat.

Prindërit dhe avokati i viktimës këmbëngulin se Singh është vrarë në burg dhe se ai kishte një lëndim në dorë që e bënte të vështirë vetvarjen.

Singh akuzohej se ishte shoferi autobuzit në të cilin vajza 23 vjeçare u përdhunua dhe sulmua me një shufër hekuri për më shumë se dy orë në dhjetor. Plagët e saj ishin aq të rënda sa ajo vdiq dy javë më vonë.
XS
SM
MD
LG