Lidhje

Indonezi: sulm ndaj një stacioni policie


Në Indonezi, të mërkurën u vra një polic, gjatë sulmi ndaj një stacioni policie në ishullin e Sumatrës.

Pesë burra me një furgon e përplasën makinën e tyre në gardhin e sigurisë të policisë së qytetit Riau dhe menjëherë u hodhën nga makina dhe filluan të godisinin policinë me një shpatë samurai.

Katër prej tyre u vranë nga policia, ndërsa i dyshuari i pestë u kap, ndërsa përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes. Të paktën një gazetar që ndodhej në stacionin e policisë për të mbuluar një takim të planifikuar, u plagos.

Sulmi i së mërkurës ndodhi dy ditë pasi një familje me 6 persona vetëvrasës me bombë, në mes tyre adoleshentë dhe fëmijë, kryen sulme në tre kisha, duke vrarë të paktën 13 vetë dhe duke plagosur 41 të tjerë në Surabaya, qyteti i dytë më i madh i Indonezisë. Një ditë më pas, një tjetër familje me 5 anëtarë kreu një sulm vetëvrasës me bomë në një stacion policie në Surabaya, duke plagosur 10 vetë, në mesin e tyre katër civilë dhe 6 policë.

Për të dyja këto sulme, përgjegjësinë e mori Shteti Islamik.

Sulmet në Indonezi, që është vendi me popullsinë më të mdhe myslimane, ndodhën ndërsa vendi po kremton ditën e parë të Ramazanit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG