Lidhje

Indonezia ekzekuton 8 persona


Indonezia ekzekutoi 8 persona të dënuar si trafikantë droge, mes tyre 7 shtetas të huaj, një veprim që u dënua nga disa vende të botës.

8 të burgosurit u vranë nga një skuadër ekzekutimi. Prokurori i Përgjithshëm Muhammad Prasetyo, tha se ky veprim “ishte i nevojshëm për ta shpëtuar vendin nga rreziku i drogave”.

Të tetë personat: katër shtetas nigerianë, dy australianë, një brazilian dhe një indonezian, u ekzekutuan në një pyll pranë burgut që ndodhet në një ishull në Javën Qendrore, ndërsa familjarë dhe përkrahës të të burgosurve ishin mbledhur aty pranë, me lot në sy, në një manifestim të heshtur.

Në listë për t’u vrarë ishte edhe një grua filipinase, gjithashtu e akuzuar për trafik droge, por asaj ju dha falje e përkohëshme në minutën e fundit, duke ju ofruar mundësia të paraqesë fakte të tjera për çështjen.

Australia, e cila i bëri thirrje urgjente qeverisë indoneziane t’i anulojë ekzekutimet, tërhoqi ambasadorin e saj nga Xhakarta, në shenjë proteste.

Edhe Presidentja braziliane Dilma Rousseff shprehu keqardhje të thellë për ekzekutimet dhe e cilësoi këtë veprim “si një ngjarje serioze” në marrëdhëniet dypalëshe.

XS
SM
MD
LG