Lidhje

Indonezi: 30 të vdekur nga rrëzimit i një avioni


Një zëdhënës i ushtrisë tha se avioni u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga një aeroport në ishullin Sumatra.

Zyrtarët në Indonezi thanë se të paktën 30 veta kanë humbur jetën kur një avion transportues ushtarak u rrëzua në një lagje në ishullin Sumatra.

Mediet lokale raportuan se avioni Hercules C-130, u rrëzua të martën rreth mesditës mbi dy shtëpi në qytetin Medan, që është qyteti i tretë më i madh në Indonezi.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë avionin e përfshirë nga flakët dhe tymin që ngrihej nga ndërtesat e shkatërruara.

Nuk është ende e qartë se sa njerëz ishin në avionin me katër motorë apo në shtëpitë ku është përplasur ai.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se avioni u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga një aeroport në afërsi.

Indonezia është përballur me disa aksidente vdekjeprurëse të fluturakeve ushtarake gjatë viteve të fundit, përfshirë edhe aksidentin e qershorit të vitit 2012, kur një avion u përplas në një kompleks banesash në Xhakarta, duke lënë pas vetes 11 të vdekur.

XS
SM
MD
LG