Lidhje

Indonezi: Arrin në 429 numri i viktimave nga cunami


Udhëheqësit e kishave në Indonezi u kanë bërë thirrje të krishterëve në gjithë vendin, që të luten për viktimat e cunamit të së shtunës që goditi pjesë të bregut perëndimor të Javës.

Megjithëse shumë besimtarë kanë ikur nga zona nga frika e katastrofave të tjera të mundshme, disa ceremony solemne u mbajtën në disa kisha.

Cunami goditi pa shenja paralajmëruese, duke fundosur plazhe shumë të frekuentuara, hotele turistësh dhe banesa bregdetare.

Zyrtarët indonezianë thonë se numri i të vdekurve ka arritur në 429. Mbi 1 mijë e 400 vetë janë lënduar dhe 128 ende figurojnë të zhdukur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG