Lidhje

Indonezi, rritet alarmi për shpërthimin e vullkanit

Të enjten autoritetet në Indonezi e rritën nivelin e alarmit rreth mundësisë së shpërthimit sërisht të vullkanit Anak Krakatoa, që u bë shkak për një cunami vdekjeprurës.

Zona e rrezikuar rreth vullkanit u zgjerua nga dy në pesë kilometra dhe banorët u paralajmëruan të qëndrojnë larg bregdetit. Cunami i së shtunës shkaktoi vdekjen e më shumë se 400 personave dhe zhvendosjen e rreth 22 mijë të tjerëve. Banorët e zhvendosur po përpiqen të përballojnë akthin e një cunami tjetër.

Shirat e rrëmbyeshëm të ditës së enjte po bëhen pengesë për operacionet e kërkimit të më shumë se 150 personave, të cilët rezultojnë ende të humbur, si dhe kanë rritur shqetësimin për përmbytje të tjera.

This item is part of

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG