Lidhje

Një karrige e gdhendur nga të burgosurit për Papën


Të burgosurit në një burg të Filadelfias janë duke gdhendur një karrige, për t’ia dhuruar Papa Françeskut, kur ai do të vizitojë qendrën e tyre muajin a ardhshëm, gjatë një turneu në Shtetet e Bashkuara.

Të burgosurit thonë se e kanë për nder të ndërtojnë një karrike për Papën.

Mes tyre u zgjodhën pesë vetë, për aftësitë dhe etikën e mirë të punës. Karrigia do të jetë 1 metër e 82 centimetra e lartë dhe ndenjësja do të jetë katrore, 60 me 60 centimetra.

Me të mbaruar gdhendjen e karriges të burgosurit e Qendrës së Korrektimit të Filadelfias, ajo do të çohet në një qendër tjetër korrektimi pranë, për t’u veshur me copë.

Papa Françesku do të vizitojë Uashingtonin nga 22 deri më 24 shtator. Ai fillimisht do ta takohet me Presidentin Obama dhe pastaj do të mbajë një meshë të hapur. Më 24 shtator është në plan që Papa të flasë para Kongresit dhe më pas do të shkojë në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG