Lidhje

Interpoli ka lëshuar një thirrje për arrestimin dhe ekstradimin e ish shefit të zbulimit libian të Moamar Gadafit


Interpoli ka lëshuar një thirrje për arrestimin dhe ekstradimin e ish shefit të zbulimit libian të Moamar Gadafit, pas arrstimit të tij në Mauritani.

Organizata ndërkombëtare e policisë tha dje se lëshoi “Thirrjen e Kuqe” për arrestimin e Abdullah al-Senuzit me kërkesën e Libisë.

Thirrja e Interpolit vë në dukje se ish shefi libian i zbulimit akuzohet për shpërdorimin e fondeve pulike dhe shpërdorimin e pushtetit për përfitime personale.

Franca dhe Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve kanë kërkuar ta gjykojnë Senozit nën akuza për krime kundër njerëzimit.

Besohet se Senozi u largua nga Libia gjatë kryengritjes popullore të vitit të kaluar që përmbysi qeverinë e Gadafit.

Autoritet në Mauritani thonë se e ndaluan atë të shtunën pasi mbërriti me avion nga Kasablanka me një pasaportë fallso të Malit.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve lëshoi një fletë arresti për Senozin në qershor të vitit të kaluar për veprimet e tij për shtypjen e kryengritjes libiane.

Një gjykatë franceze e dënoi më herët Senozin në mungjesë për shpërthimin e vitit 1989 të një avioni mbi Nigeri.

XS
SM
MD
LG