Lidhje

Irak: 55 të vrarë dhe 225 të plagosur


Irak: 55 të vrarë dhe 225 të plagosur
Irak: 55 të vrarë dhe 225 të plagosur

Një valë sulmesh që kishte si objektiv myslimanët shiitë në mbarë Irakun kanë vrarë të paktën 55 vetë dhe kanë plagosur mbi 225 të tjerë në një nga ditët më vdekjeprurëse që kur trupat amerikane u larguan nga vendi në dhjetor të vitit të kaluar.

Sulmet me bombë me sa duket të koordinuara dhe të shtënat me armë zjarri ndodhën Brenda pak orëve në kryeqytetin Bagdat – ku të paktën 32 persona u vranë – si dhe në 11 qytete të tjera. Dhjetë shpërthime të veçanta tronditën lagjet me shumicë Shiite në Bagdat gjatë orëve të ngarkuara të mëngjesit, ndërsa sulme të tjera kishin si objective patrullat e policisë, banorët dhe njerëzit në zonat tregëtare.

Ministria e brendshme fajësoi Shtetin Islamik të Irakut për dhunën, një organizatë që mbështet kryengritësit suni të lidhur me al-Kaidën në Irak.

Shpërthimet ndodhin disa javë para se Bagdati ka në plan të mbajë një takim vjetor të nivelit të lartë të Ligës Arabe në mars. Disa zyrtarë të lartë irakianë thane se dhuna e sotme ka të ngjarë të kishte si qëllim frikësimin e diplomatëve për të marrë pjesë në takim.

Takimi I nivelit të lartë I planifikuar qysh vitin e kaluar në Bagdat u anulua për shkak të trazirave rajonale dhe zënkave mes qeverisë së udhëhequr nga shumica Shiite dhe disa shteteve suni të Gjirit Persik.

XS
SM
MD
LG