Lidhje

Irak: 57 viktima nga sulmi në kishë


Irak: 57 viktima nga sulmi në kishë
Irak: 57 viktima nga sulmi në kishë

Zyrtarët irakianë fajësojnë dhunën sektare, për sulmin që ndodhi në një kishë katolike në Bagdad, dhe ku u vranë 57 vetë. Përgjegjësinë për sulmin e mori “Shteti Islamik i Irakut”, një organizatë që ka lidhje me Al-Kaidën. Në këtë sulm u plagosën 70 persona.

Papa Benedikti e dënoi sulmin si “mizor” dhe përsëriti thirrjet për përpjekje ndërkombëtare për ndërmjetësimin e procesit të paqes në rajon. Sulmet ndaj të krishterëve i dënuan edhe kryeministri irakian Nuri al Maliki dhe Ministri i të Drejtave të Njeriut Vishdan Majkëll.

Forcat irakiane hynë dje me forcë në kishën katolike në lagjen Karada të Bagdadit, disa orë pasi militantët ishin futur në kishë dhe kishin marrë peng 100 persona. Nuk është e qartë se sa vetë u vranë nga militantët dhe sa u vranë gjatë operacionit të shpëtimit. Mes të vrarëve ishin 30 besimtarë, dy priftërinj dhe disa anëtarë të forcës irakiane të sigurisë.

XS
SM
MD
LG