Lidhje

Në Irak vazhdon dhuna


Zyrtarët irakianë thonë se forcat qeveritare dhe milicia fisnore aleate kanë filluar një ofensivë për të marrë përsëri pjesë të një qyteti në perëndim të Bagdadit që ka rënë duart e militantëve të lidhur me al-Kaidën.

Zyrtarët thonë se sot forcat hynë në lagjet kryesore të Ramadit, kryeqytet i provincës perëndimore Anbar, 100 kilometra në perëndim të Bagdatit. Hollësitë rreth operacionit janë të pakta.

Në Bagdad, autoritetet thonë se dje, katër shpërthime makinash-bombë dhe zjarri i mortajave la të paktën 14 të vdekur dhe 50 të plagosur. Nuk ka ende njoftime se kush ishte përgjegjës për sulmet në kryeqytet.

Gjatë vitit të kaluar dhuna në Irak është shtuar. Tensionet janë rritur që kur militantët e lidhur me al-Kaidën dhe të tjerë morën qytetin e Falluxhës në provincën Anbar, duke shfrytëzuar mosmarrëveshjet midis pakicave suni rreth veprimeve të qeverisë të udhëhequr nga shiitët.
XS
SM
MD
LG