Lidhje

Irak: Njoftime kontradiktore për digën


Zëdhënës të ushtrisë irakiane thonë se forcat kurde dhe trupat irakiane të kundër-terrorizmit kanë rimarrë kontrollin e një dige kryesore nga luftëtarët e Shtetit Islamik. Por këta të fundit e kundërshtojnë këtë fakt.

Një zëdhënës i ushtrisë tha sot se mbi digë ngrihet flamuri irakian, por ai e pranoi se objekti nuk është ende plotësisht i sigurtë. Zëdhënësi tha se forcat po kërkojnë tani për lëndë shpërthyese të lëna pas nga forcat rebele.

Shteti Islamaik tha se njoftimi për marrjen e digës, është thjesht propogandë e forcave irakiane. Ushtria amerikane niopfton se luftimet në atë rajon po vazhdojnë. Diga aështë një objekt tepër i rëndësishëm strategjik për Irakun e veriut.

Ushtria amerikane tha dje se kishte kryer goditje ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik pranë digës së Mosulit si pjesë e misionit për të mbrojtur infrastrukturën dhe personelin amerikan.

XS
SM
MD
LG