Lidhje

Irak: Ekstremistët bastisin një kompleks qeveritar në Ramadi


Irak: Ekstremistët bastisin një kompleks qeveritar në Ramadi
Irak: Ekstremistët bastisin një kompleks qeveritar në Ramadi

Autoritetet irakiane thonë se ekstremistët kanë bastisur një kompleks qeveritar sigurie në qytetin perëndimor të Ramadit, duke vrarë të paktën 7 policë dhe plagosur 15 të tjerë.

Zyrtarët thonë se të paktën një person kreu një solm vetëvrasës duke hedhur veten në erë në hyrje të kompleksit sot, duke u dhënë mundësi ekstremistëve të tjerë që të hynin brenda duke hapur zjarr. Forcat irakiane të sigurisë shkëmbyen zjarr me personat e armatosur dhe beteja vazhdonte deri në mesditë.

Në kompleksin e bastisur nga ekstremistët, është selia e policisë së Ramadit dhe një skuadër policie anti-terrorizmi.

XS
SM
MD
LG