Lidhje

Kerry: Qeveria e re irakiane jetike në luftën ndaj Shtetit Islamik


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dje e quajti miratimin e qeverisë së re një moment historik për Irakun dhe një gur themel të përpjekjeve amerikane kundër Shtetit Islamik.

Sekretari Kerry tha se qeveria e udhëhequr nga kryeministri i ri Haider al-Abadi ka potencial të bashkojë të gjitha komuniteteve e larmishme të Irakut dhe të ndërtojë të ardhmen që e dëshiron populli i këtij vendi.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se një qeveri e unitetit në Irak që përfshinë shiitët, sunitë e moderuar dhe kurdët është thelbësore për shkatërrimin e Shtetit Islamik, një grup ekstremist i përbërë nga militantë të pakicës suni që ka pushtuar pjesën më të madhe të Irakut verior dhe të Sirisë dhe ka kërcënuar se do të pushtojë Bagdadin.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Barack Obama përmes një telefonate uroi Kryeministrin al-Abadi për zgjedhjen e tij. Të dy ranë dakord mbi rëndësinë që qeveria e re të ndërmarrë masa për trajtimin e pakënaqësive të mbarë popullit irakian.

Zoti al-Abadi zëvendëson ish-kryeministrin Nuri al-Maliki, veprimet e të cilit çuan në margjinalizimin e pakicës suni në Irak dhe në fuqizimin e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG