Lidhje

46 të vrarë nga shpërthimet në Irak


Autoritetet irakiane thonë se një valë shpërthimesh me makina bombë kanë goditur rajone kryesisht shiite në Bagdat, duke lënë të vrarë të paktën 46 vetë dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Sot, njerëzit filluan të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga të paktën shtatë bombat që shpërthyen dje vonë, kur shumë banorë kishin dalë për blerje apo për t’u qetësuar në kafenetë e zonës, pas agjërimit të Ramazanit. Sulmet më të përgjakshme u shënuan në lagjet Karrada dhe Tobchi të Bagdatit.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Ekstremistë të pakicës suni, që kanë lidhje me al-Kaidën, shpesh vënë në shenjestër shumicën shiite në sulme hakmarrëse që po kërcënojnë vendin me luftë civile.

Që nga fillimi i muajit korrik, sulmet nga elementë ekstremistë kanë lënë të vrarë rreth 500 vetë.
XS
SM
MD
LG