Lidhje

Irak, Turma civilësh sulmojnë parlamentin


Turma civilësh, të revoltuar për fatin e të afërmve të tyre të rrëmbyer nga ekstremistë të Shtetit Islamik në qershor, kanë sulmuar parlamentin e vendit.

Zyrtarët thanë se ata nuk pranonin të dilnin nga ndërtesa dhe se policia po përpiqej t’i nxirrte me forcë.

Po dje, organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se ekstremistë të Shtetit Islamik në Irak kanë kryer spastrime etnike me përmasa të papara në përpjekje për të larguar popullatën jo arabe si dhe myslimanët që nuk i përkasin sektit suni.

Një raport i ri thotë se fushata sistematike përfshin masakra në masë dhe rrëmbime që kanë krijuar terror në të gjithë Irakun e veriut dhe po ndezin tensionet sektare në rajon.

XS
SM
MD
LG