Lidhje

Bagdad, 8 të vdekur nga sulmi vetëvrasës


Zyrtarët irakianë të sigurisë thonë se një person vetëvrasës përplasi sot një makinë në selinë e kundërzbulimit në Bagdad, duke vrarë të paktën tetë persona dhe plagosur shumë të tjerë.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Incidenti erdhi menjëherë pas deklaratës së kryetarit të parlamentit irakian se po zhvillohen hetime rreth sulmit të djeshëm në një xhami suni, ku u vranë dhjetra njerëz, një shenjë tjetër kjo e shkallëzimit të dhunës sektare.

Kryeparlamentari Salim al-Jabouri u tha gazetarëve se një ekipi hetues i është dhënë dy ditë për të gjetur se kush është përgjegjës për atë që ai e quajti "krim dhe masakër të shëmtuar."

Sulmi i djeshëm në verilindje të Bagdadit duket se i ka minuar përpjekjet e qeverisë qendrore të drejtuar nga shiitët për të kapërcyer ndarjet sektare të Irakut dhe për të ngritur një front të bashkuar kundër militantëve të Shtet Islamik - ISIS. Të paktën 60 persona u vranë ndërkohë që merrnin pjesë në lutjet e së premtes.

XS
SM
MD
LG