Lidhje

Iran, 17 anëtarë të Gardës Revolucionare vdesin nga shpërthimi


Iran, 17 anëtarë të Gardës Revolucionare vdesin nga shpërthimi
Iran, 17 anëtarë të Gardës Revolucionare vdesin nga shpërthimi

Zyrtarët iranianë thonë se një shpërthim masiv në një depo municionesh në perëndim të Teheranit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 17 anëtarëve të Gardës Revolucionare.

Media shtetërore njofton se një komandant i lartë i gardës vdiq në incident. Të paktën 16 vetë të tjerë u plagosën në shpërthim, disa prej të cilëve në gjendje kritike.

Një zëdhënës i njësisë elitë ushtarake tha se një hetim fillestar la të kuptohej se shpërthimi ndodhi ndërsa forcat ushtarake po transportonin municion në depo. Hetuesit thonë se nuk dyshojnë ndonjë përpjekje të qëllimshme.

XS
SM
MD
LG