Lidhje

Irani këmbëngul se do të vazhdojë me programin hapësinor


Irani do vazhdojë me programin hapësinor, pavarësisht paralajmërimeve SHBA-, tha të mërkurën ministri i Jashtëm Javad Zarif. Sipas tij asnjë ligj ndërkombëtar nuk e ndalon një program tillë.

Ministri jashtëm iranian, i cili ndodhet për vizitë Nju Dehli Indisë, i tha agjencisë lajmeve Reuters se Teherani po sheh mundësinë e largimit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, për cilën është rënë dakord me fuqitë botërore, por kjo nuk është alternativa e vetme po shqyrtohet.

Në fillim të këtij muaji Shtetet e Bashkuara bënë një paralajmërim ndaj Iranit për planet e tij të lëshimit të tre raketave hapësinore, që sipas autoriteteve amerikane do të shkelnin një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, për shkak të përdorimit të teknologjisë balistike. Rezoluta, e cila mbështet marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, i bën thirrje Iranit të ndalë deri në tetë vjet, aktivitetin e prodhimit të raketave balistike të projektuara për mbushje bërthamore. Irani i ka përjashtuar negociatat me Uashingtonin lidhur me kapacitet ushtarake të vendit, veçanërisht rreth programit të raketave që drejtohet nga Roja Revolucionare. Teherani thotë se programi i tij është thjesht për qëllime mbrojtëse dhe mohon që raketat mund të pajisen me mbushje bërthamore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG