Lidhje

Obama: marrëveshja me Iranin, e mundshme


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se arritja e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin është e mundshme. Kjo marrëveshje, thotë ai, do të ishte hapi i parë në një angazhim më të gjerë diplomatik mes dy vendeve.

Në një intervistë me radion NPR, zoti Obama tha se do të shpresonte për të punuar për marrëdhënie më të mira me Iranin, pasi të jetë dëshmuar se ky vend ka një program paqësor bërthamor. Kjo do t’i lejonte këtij vendi një zhvillim ekonomik pa barrën e sanksioneve dhe ri-integrimin në komunitetin ndërkombëtar.

Zoti Obama tha se Irani ka përpara shansin për një moment historik të daljes nga izolimi dhe zgjidhjen e problemit bërthamor dhe se zyrtarët iranianë duhet ta shfrytëzojnë këtë shans.

XS
SM
MD
LG