Lidhje

Obama: Marrëveshja me Iranin, hapi i duhur


Presidenti Barak Obama i doli në mbrojtje marrëveshjes bërthamore që fuqitë botërore arritën me Iranin, duke thënë se ajo është “hapi i duhur për sigurinë”.

Zyrtarët izarelitë dhe disa anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara e kanë kritikuar marrëveshjen, duke thënë se ajo e lejon Iranin të ruajë të paprekur një pjesë të madhe të programin të vet bërthamor, ndërkohë që ofron shumë lehtësime për sanksionet ndaj vendit.

Zoti Obama tha mbrëmë në Los Anxhelos se edhe pse është arritur marrëveshja, të gjitha mundësitë mbeten të diskutohen, për t’u siguruar që Irani të mos disponojë armë bërthamore.

Më parë, zoti Obama e përshëndeti marrëveshjen, si përparimin e arritur për herë të parë në një decade për programin bërthamor të Iranit. Presidenti theksoi nevojën për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike dhe për të mos kryer “një cikël të pafund konfliktesh.”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të sjellë këto ditë në Uashington një ekipt të sigurisë kombëtare, për konsultime me administratën Obama, lidhur me një rezolutë të përhershme ndaj mosmarrëveshje bërthamore me Iranin.
XS
SM
MD
LG