Lidhje

Iran, Ali Akbar Salehi merr mbështetjen për postin e ministrit të jashtëm


Iran, Ali Akbar Salehi merr mbështetjen për postin e ministrit të jashtëm
Iran, Ali Akbar Salehi merr mbështetjen për postin e ministrit të jashtëm

Parlamenti i Iranit ka mbështetur kandidaturën e ish shefit për energjinë bërthamore në postin e ministrin e jashtëm.

Televizioni shtetëror njofton se Ali Akbar Salehi mori mbështetjen e 146 ligjvënësve nga gjithsej 241 ligjvënësit që morën pjesë në votimin e sotëm.

Gjatë një fjalimi mbi politikat, zoti Salehi i tha parlamentit se çështja bërthamore është një nga axhendat më të rëndësishme në politikën e jashtme të Iranit. Ai gjithashtu tha se Irani do të kërkoj siguri më të madhe në vendet fqinje, dhe se siguria e tillë varet nga tërheqja e trupave të huaja.

Zoti Salehi ka mbikqyrur programin bërthamor të Irani dhe e ka mbrojtur atë kundër dyshimeve të fuqive të mëdha se Irani po përdor përpjekjet e tij civile bërthamore si mbuloj për të zhvilluar armë bërthamore.

Presidenti Mahmoud Ahmadinexhad emëroi zotin Salehi si ministër të jashtëm në detyrë në dhjetor pasi e shkarkoi paraardhësin e tij Manoucher Mottaki, ndërkohë që zoti Mottaki ndodhej në një mision diplomatik në Afrikë.

XS
SM
MD
LG